Rreth Nesh

Historia jonë, vlerat dhe njerëzit pas Agronomi Group.

Kush Jemi Ne

Në vitin 1992, themeluesi ynë Z. Refki Zogaj filloi aktivitetin afarist si farmaci bujqësore në qytetin e Suharekës, duke krijuar “Kooperativa Bujqësore Agronomi”. Qëllimi ishte furnizimi i fermerëve lokal me inpute bujqësore. Vlen të theksohet se kjo ishte njëra ndër farmaçitë e para bujqësore në Kosovë.

Pas luftës, Agronomi pothuajse tërësisht kishte pushuar aktivitetin pasi që objektet ishin djegur tërësisht. Biznesi filloi sërish nga zeroja, këtë herë me depo me shumicë në autostradën Prizren-Suharekë. U krijuan partneritete me kompani evropiane të njohura në fushën e inputeve bujqësore siç janë Bayer, Pinus, Syngenta, Karsia, Unichem, Semenarna Ljubljana dhe të tjera.

Rritja Jonë

Agronomi ndërtoi depo të re në afërsi të qytetit të Prizrenit me sipërfaqe rreth 1000m², bashkë me lokacione të dedikuara me pakicë.

Në vitin 2010, Z. Refki Zogaj bleu degën kosovare të Semenarna Ljubljana dhe themeloi Semenarna SHPK, duke zgjeruar familjen tonë të biznesit me tregtimin e farërave të ndryshme dhe plehrave.

Agronomi ndërtoi depon tonë logjistike me kapacitete moderne prej 3000m² në Zonën Industriale, Suharekë — vendbanimi ku gjithçka filloi. Hapësirat përfshijnë 500m² hapësirë administrative, 2000m² hapësirë magazinuese të pajisur me rafte industriale, dhe hapësirë magazinuese me regjim të kontrolluar të temperaturës.

Në të njëjtën kohë, kompania kaloi nga ndërmarrje individuale private në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar nën emrin AGRONOMI GROUP.

Sot

Sot, Agronomi Group SHPK, së bashku me kompaninë tonë motër Semenarna SHPK, janë ndër furnizuesit kryesor të tregut të Republikës së Kosovës me materiale riprodhuese bujqësore siç janë:

  • Farëra të ndryshme të perimeve, luleve dhe drithërave
  • Plehra artificiale dhe kristalore
  • Substrate profesionale dhe hobi
  • Produkte për mbrojtjen e bimëve
  • Fidane të pemëve, luleve dhe rrushit

Me krenari përfaqësojmë kompani të njohura nga Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Azia, siç janë: Albaugh, Certis Belchim, Globachem, ISK, Karsia, Unichem, General Copper, Hortusi, Seminart, Bc institute Zagreb, Klasmann Deilmann, Tercomposti, Karintia, Panamerican Seeds, Syngenta flowers, Schneider youngplants, Agrotar, Top Onions, Royal ZAP, Picount, Pestila, dhe të tjera.

Ekipi Ynë

Sot, kompanitë tona punësojnë rreth 20 punëtorë të rregullt dhe rreth 20 punëtorë sezonal, duke përfshirë ekonomistë, agronomë, punëtorë magazinash, agjentë shitjesh dhe të tjerë.

Një flotë prej 15 automjetesh transporti, nga të vogla deri te të mëdha, na mundëson të jemi fleksibël për rreth 500 klientët tanë në tërë Kosovën.

Kompanitë tona kanë depo funksionale në tri lokacione kyçe në territorin e Republikës së Kosovës: Suharekë, Prizren dhe Lipjan.

Historia jonë

Nga një farmaci e vogël te një grup kompanish

Momentet kryesore që formësuan Agronomi Group.

  1. 1992

    Një farmaci bujqësore në Suharekë

    Z. Refki Zogaj themelon Kooperativën Bujqësore Agronomi — ndër farmacitë e para bujqësore në Kosovë — për t'i furnizuar fermerët lokalë me inpute bujqësore.

    Suharekë
  2. Pas luftës

    Nga zeroja, sërish

    Objektet digjen tërësisht. Biznesi rinis me një depo me shumicë në autostradën Prizren–Suharekë dhe partneritete me Bayer, Pinus, Syngenta, Karsia, Unichem dhe Semenarna Ljubljana.

    Prizren – Suharekë
  3. 1000 m²

    Depo e re pranë Prizrenit

    Një depo rreth 1000 m² pranë qytetit të Prizrenit, bashkë me lokacione të dedikuara me pakicë.

    Prizren
  4. 2010

    Lind Semenarna SHPK

    Z. Refki Zogaj blen degën kosovare të Semenarna Ljubljana dhe themelon Semenarna SHPK — kompaninë motër për farëra dhe plehra.

    Lipjan
  5. 3000 m²

    Kthimi aty ku filloi gjithçka

    Qendra logjistike në Zonën Industriale të Suharekës: 500 m² administratë, 2000 m² magazinë me rafte industriale dhe hapësirë me temperaturë të kontrolluar. Kompania bëhet AGRONOMI GROUP SHPK.

    Suharekë
  6. Sot

    Një familje biznesi

    Rreth 40 punëtorë, 15 automjete transporti dhe rreth 500 klientë në tërë Kosovën, të shërbyer nga tri depo: Suharekë, Prizren dhe Lipjan.

    Kosovë
Partnerët tanë

Përfaqësojmë emrat më të njohur të industrisë

Me krenari përfaqësojmë kompani nga Evropa, SHBA-të dhe Azia.

  • Klasmann-Deilmann
  • Albaugh
  • Certis Belchim
  • Hortus
  • PanAmerican Seed
  • Globachem
  • Schneider Youngplants
  • +14partnerë të tjerë

Syngenta Flowers · ISK · Karsia · Unichem · General Copper · Seminart · BC Institute Zagreb · Tercomposti · Karintia · Agrotar · Top Onions · Royal ZAP · Picount · Pestila

Gati për sezonin e ri?

Na tregoni çfarë mbillni — ne ju ndihmojmë me pjesën tjetër

Telefononi ekipin tonë për ofertë, disponueshmëri ose këshilla profesionale.